Me datë 11 qershor duke filluar nga ora 19:00 në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet një koncert i jashtëzakonshëm nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës në shënim të festës së 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Bashkë me Orkestrën në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur të muzikës botërore, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“A jeni gati për një eksperiencë unike dhe rrugëtim muzikor midis elektronikës dhe klasikës? Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të ngjitet në skenë së bashku me ikonën e muzikës tekno Derrick May (🇺🇸) dhe pianistin e jashtëzakonshëm Francesco Tristano (🇱🇺) nën drejtimin e dirigjentit Dzijan Emin (🇲🇰)”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
“Ky projekt unik hibrid bashkon muzikën elektronike dhe atë klasike, për një festë të paharruar!”
Ndryshe, rezervimet për këtë koncert kanë filluar që nga data 1 qershor dhe janë të hapura ende.
ObserverKult
Lexo edhe:
25-VJETORI I ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS/ GALA KONCERT MË 3 QERSHOR- JA KUSH PERFORMON
Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, me datë 3 qershor duke filluar nga ora 20:00 do të mbahet një Gala Koncert në kryeqytet.
Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetet sociale derisa ka treguar edhe emrat e këngëtarëve të njohur të cilët do të performojnë në këtë koncert.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult