Në vazhdën e punimeve restauruese, nga kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Kulturës, për shtëpitë dhe asesetet e mbrojtura është edhe Mulliri i Cal Malushit në Kotradiq të Pejës.
Punët për këtë mulli tashmë janë drejt funksionalizimit. Kështu ka bërë me dije MKRS-ja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Janë në përfundim punimet restauruese në këtë mulli, ndërsa është punuar duke i kushtuar rëndësi çdo detaji që t’i ruhet origjinaliteti”, thuhet në njoftim.
Përndryshe ky aset është ndërtuar në fund të shek. XIX, ndërsa do të ruhet si i tillë edhe për brezat e ardhshëm.
ObserverKult
Lexo edhe:
8600 VJET/ ZBULOHET BUKA MË E VJETËR NË BOTË
Arkeologët në shtetin e Turqisë kanë zbuluar bukën më të vjetër në botë, e cila daton nga vitet 6600 para Krishtit. Buka 8.600 vjeçare e fermetuar është gjetur në qytetin e Catalhoyuk, ndërsa është analizuar edhe për strukturën kimikale të saj.
Buka ka qenë e përgatitur me miell dhe ujë dhe një shtresë të hollë balte.
Në raportin e arkeologëve thuhet se buka është gjetur afër një strukture të shkatërruar në një hapësirë të quajtur “Mekan 66”, e rrethuar me shtëpi antike të ndërtuara prej balte.
Tutje, në raportin e këtyre arkeologëve thuhet se kjo është zbuluar në bazë të analizave. Për CNN është thënë se buka e gjetur, e vjetër 8.600 vjeçare ishte e papjekur dhe e fermentuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult