I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku ka ndarë tre çmime për fituesit e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi, në ceremoninë e organizuar së fundmi.
Artistët fitues u vlerësuan për krijimtarinë e tyre dramaturgjike për vitin 2023. Kështu ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
E pikërisht sot, pra 19 dhjetor shënohet edhe 100 vjetori i Katarina Josipi, njërës nga themelueset e dramës dhe teatrit shqip në Kosovë.
Çmimin e parë për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” e fitoi autori Astrit Kabashi për dramën e tij “Gërrdia”, çmimin e dytë Jeton Neziraj për dramën “Uellsi ka një Mbret”, ndërsa të tretin, Florent Kurtalani për dramën “Marshi i hijeve të diellit”.
Çeku më tej njoftoi se fituesit përveç shpërblimit financiar, fitojnë të drejtën për lexime skenike në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ndërkaq, dramat e tyre do të botohen në një edicion special në gjuhën shqipe.
ObserverKult
Lexo edhe:
“REVOLTA” E AKTORIT TË NJOHUR: SI U KATANDISËM KËSHTU, SOT BËN FILMA ERMALI, LUIZI DHE NOIZY
Personazhet e njohura të showbizzit shqiptar i kanë hyrë tashmë edhe kinematografisë. Kjo pasi këngëtarët dhe moderatorët kanë nisur projekte të reja për filma.
Ka qenë Ermal Mamaqi që nisi prodhimtarinë e tij me filma. Më pas kemi parë sesi dy personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 2, Luizi dhe Olta u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
“NË SHQIPËRI DUA T’SHKOJ E TË RROJ”, POEZI NGA ASDRENI
Poezia “Dua” nga Asdreni
Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;
të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!
Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;
bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë.
Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;
ObserverKult