“Revolta” e aktorit të njohur: Si u katandisëm kështu, sot bën filma Ermali, Luizi dhe Noizy

Personazhet e njohura të showbizzit shqiptar i kanë hyrë tashmë edhe kinematografisë. Kjo pasi këngëtarët dhe moderatorët kanë nisur projekte të reja për filma.

Ka qenë Ermal Mamaqi që nisi prodhimtarinë e tij me filma, ndërsa më pas kemi parë sesi dy personazhet më të përfolur të Big Brother VIP 2, Luizi dhe Olta u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”.

E kjo radhë duket se po ndiqet edhe nga Noizy, i cili në bashkëpunim me Blerim Destanin, pritet të publikojnë filmin me titullin “Trouble shooters”.

E në lidhje me filmat dhe aktorët e rinj, ka reaguar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj. Ai me amë të një postimi në rrjetet sociale ironizon, duke përmendur Luizin, Noizyn, teksa shkruan se tashmë pret që film të nxjerrë dhe Mandi Nishtulla.

“Unë e bona një film (si aktor), Ermali me Edin po, Luizi po, Noizy po e bo. Presim vetëm të boj film Mandi Nishtullës dhe ka lezet. Po s’na e tha ça do të thotë sarile?! Pak humor pa të keq”, shkruan Neritani në postimin e tij./vjosa.net

Lexo edhe: