Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se në të gjithë vendin është duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës kulturore për artistët dhe artdashësit.
E në mesin e shumë projekteve, ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimet dhe restaurimet nga kompanitë e kontraktuara nga MKRS-ja, është edhe objekti i shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Në këtë objekt është duke u punuar me shpejtësi të madhe. Kjo është vërtetuar edhe nga videoja që së fundmi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku e ka publikuar në Facebook.
Brenda Shtëpisë së Kulturës do të jetë edhe teatri, i cili do të ofroj kushte moderne me kapacitet 700 ulëse. Kjo hapësirë rekreative do të jetë në shërbim të të rinjve, artistëve e qytetarëve për zhvillim të aktiviteteve artistike e kulturore.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
EDHE NJË KULLË E NJOHUR PO RESTAUROHET, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU TREGON SE PËR CILËN BËHET FJALË
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon ruajtjen e historisë sonë përmes aseteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.
Kjo po bëhet gjegjësisht përmes punimeve për restaurimin e objekteve kulturore në krejt vendin.
Së fundmi, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet për restaurimin e Kullës së Gjylë Kadrisë në fshatin Rastavicë në Deçan.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN
Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.
Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit.
Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult