MKRS: Një hap më afër jetësimit të projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”

Është miratuar së fundmi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës inicimi i procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme e cila i hap rrugën jetësimit të projektit për Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

Krejt kjo po realizohet pikërisht në prag të 25-vjetorit të përkujtimit të njërës prej ngjarjeve më të dhimbshme në vend, Masakrës e Reçakut.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Gjatë luftës në Kosovë, Masakra e Reçakut, njëra nga shumë ngjarjet e dhimbshme që kanë ndodhur, ka qenë dëshmi për gjenocidin e kryer nga Serbia ndaj shqiptarëve.

Ndryshe, ky projekt i rëndësisë së veçantë është duke u përgatitur në bashkëpunim të ngushtë mes MKRS-së, Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale dhe Komunës së Shtimës.

/ ObserverKult


fatos arapi
Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 – Tiranë, 11 tetor 2018)

Lexo edhe:

FATOS ARAPI: ELEGJI PËR BABANË

Poezi nga Fatos Arapi

Ti nuk je më.
As do të na shohësh,
as do të shohim, baba, më kurrë.
Ti nuk je më…

Emrin tënd e mori ky gur,
Vdekja – si vdekje ,
gjithmonë e dhimbshme,
gjithmonë e verdhë…

Me një kordhele
tufa kujtimesh në zemër na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe më mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugën e ngushtë të fshatit.
Shtyva derën e varrezës së vogël
dhe t’erdha te varri…

Ç’fjalë të pathëna do të më flasësh?
Ç’fjalë të reja dëshiron të dëgjosh?
Prej këtij varri
tani, baba, c’do të më japësh?
Atë ditë të thatë janari:
përpara teje Halil Alija
e mercenari.

Prapa shtëpia në zjarr e flakë
Duart e tua në pranga,
plak i ngartë?
Erdha të marr
çfarë përket prei këtij varri.
Kujtime të dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos më thuaj:
“Biro… ianë të trishtuara”.
Baba i gjorë!
Unë, pa ato,
do t’isha në jetë edhe më i trishtuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult