Avazi i djegies së monumenteve kulturore në Kosovë po vazhdon. Kështu të martën në mbrëmje i është vënë zjarri shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, që konsiderohet si një prej monumenteve më të vjetra të Trashëgimisë Kulturore dhe Historike në këtë qytet.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nga kjo Ministri kanë deklaruar se nuk do të zmbrapsen nga detyrimi për mbrojtjen e trashëgimisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, MKRS-ja ka njoftuar se ka filluar sot faza e shpëtimit të objektit të familjes Koroglu në Mitrovicë.
“Vazhdojmë punën që të përfundojmë misionin tonë me sukses, duke siguruar restaurimin e plotë dhe mbrojtjen e kësaj shtëpie historike dhe çdo aseti tjetër në çdo cep të vendit. Nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë. Do të fitojë kultura”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
ObserverKult
Lexo edhe:
BIBLIOTEKA E TETOVËS, ANKOHET DREJTORESHA: MINISTRIA E KULTURËS PO MË BËN PRESION…
Drejtoresha e Bibliotekës së Tetovës ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për presion ndaj saj dhe të punësuarve, për të bërë kërkesë për dislokim në hapësirat e Fakultetit të Arteve Muzikore.
Sipas saj në mbledhjen e Këshillit Drejtues të bibliotekës njëzëri është hedhur poshtë propozim i Ministrisë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
TEODOR KEKO: KAM QENË I MARRË, O NËNË MË FAL…
Poezi nga Teodor Keko
Na ish një nënë dhe kish një djalë,
Një djalë të lig, veç për të këqija.
Të gjithë uronin të vdiste sa më parë,
Dhe nëna e tij, mbushej me thinja.
E luste të birin të kthente udhë,
Se dita ikën o bir, e s’të fal, kurrë.
Se nuk është nënë aq e urtë, o shpirt,
Dhe nuk është nënë, o zemër që të fal.
E fliste, i fliste, por ishte e kotë,
I biri e tallte, e lante me turp.
Dhe nëna vendosi të ngulte një gozhdë,
Për çdo prapësi të djalit, në mur.
Dhe nëna thinjej dhe muri mbushej,
Dhe ajo kërrusej me ditë e orë.
Një ditë i harroi i biri huqet,
Tek pa me tmerr murin me gozhdë.
I ra në gjunjë nënës e qau,
Kam qenë i marrë, o nënë më fal.
Të gjitha thinjat me lotë ia lau,
Dhe i rëndonte çdo thinjë sa një mal.
E mira nënë kokën i puthi.
Mjaft qave bir, tani u rrite.
T’i duash ti njerëzit dhe unë gozhdët,
Do t’i shkul pas çdo të mire.
Të mirat djalin zemrën ia mbushnin,
Askush s’e njihte më atë.
Çdo mbrëmje shihte murin,
Dhe numëronte gozhdët në të.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult