MKRS: Pas restaurimit, kthehet në funksion mulliri i Cal Malushit

Në listën e objekteve të shumta të cilat janë duke u restauruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ishte edhe mulliri në Kotradiq të Pejës, aset ky me shumë vlera.

Por, tashmë punimet për restaurimin kanë përfunduar dhe mulliri është kthyer në funksion. Kështu ka njoftuar MKRS-ja nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Mulliri i Cal Malushit është ndërtuar në fund të shekullit XIX ndërsa është restauruar me profesionalizëm duke e ruajtur kështu origjinalitetin dhe si i tillë do të ruhet për brezat e ardhshëm.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS: KANË PËRFUNDUAR PUNIMET PËR RESTAURIMIN E MULLIRIT NË FSHATIN MAJAC

Kanë përfunduar punimet e nisura në muajin tetor të vitit të kaluar për restaurimin e Mullirit në fshatin Majac të Podujevës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  

“Mulliri i fshatit Majac i ndërtuar në shek. XIX, aset ky me plot vlera shpirtërore e arkitekturore do të bartet tek brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NISIN PUNËT PËR RESTAURIMIN E SHTËPISË SË FAMILJES KIRAJTANI NË ZONËN HISTORIKE TË PRIZRENIT

Shtëpive që përmbajnë karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore në vend , të cilat kanë qenë thuajse të ‘harruara’ për shkak të dëmtimeve, po u kthehet shkëlqimi.

Kjo falë punës që po bënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. Kjo ministri po punon vazhdimisht për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e tyre.

Kështu së fundmi MKRS-ja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në kanë nisur punët për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani. Kjo shtëpi gjendet në Zonën Historike të Prizrenit.

Është ndërtuar në fillim të shekullit XIX. Ndërsa përmban vlera të larta të trashëgimisë kulturore.

MKRS tha se menaxhimi e funksionalizimi i saj është hapi i tyre i radhës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult