![FAMILJA KIRAJTANI](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/FAMILJA-KIRAJTANI-696x464.jpg)
Shtëpive që përmbajnë karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore në vend , të cilat kanë qenë thuajse të ‘harruara’ për shkak të dëmtimeve, po u kthehet shkëlqimi.
Kjo falë punës që po bënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës e cila po punon vazhdimisht për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e tyre.
Kështu së fundmi MKRS-ja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në kanë nisur punët për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. Kjo shtëpi e ndërtuar në fillim të shekullit XIX, përmban vlera të larta të trashëgimisë kulturore.
Më tej MKRS njoftoi se menaxhimi e funksionalizimi i saj është hapi i tyre i radhës.
ObserverKult
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/familja-ke3-1024x682.jpg)
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/familja-kk-1024x682.jpg)
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/familja-kira-1024x683.jpg)
![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2023/11/shtepi-ne-prizren.png)
Lexo edhe:
MKRS: RESTAUROHET NJË NGA SHTËPITË MË TË VEÇANTA NË PRIZREN
Me shumë përkushtim po i vazhdon punët Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për mbrojtjen e restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në vend.
Kështu së fundmi shtëpisë, e cila ishte pothuajse në prag të shkatërrimit të tërësishëm, i është kthyer edhe njëherë shkëlqimi që i takon. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bashkangjitur edhe një video.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
![esad mekuli Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare dhe agime t’kaltërta andrrova… E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare- si lulja q’i jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë të thellë dhe të ndritshëm dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi… -Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit më treti fare dhe agimet e kaltërta andrrova.](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2019/07/Esad-Mekuli.jpg)
BUQETË POETIKE NGA ESAD MEKULI: MALLI PËR T’PAMBËRRIJTSHMEN
Në vazhdim ju sjellim një cikël të zgjedhur poetik nga bardi i letërsisë shqipe, Esad Mekuli.
I VARUNI I KËNDON LIRISË
Gjatë t’ashtuquejtunit “akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri…
Burrat, në kalim, e vjedhin me sy dhe shpejt kalojnë.
– O, ndëgjoni rrëfimin tim në këtë ditë që
sa po gdhin:
“Duert e përgjakuna i ke – më pëshpërisin pa pra.
Nën thoj, i dashtun, aq thumba kush të nguli?
Trupit i gjithë këto plagë, heu kush t’i ka ba?
Kush në litar, fatzi, qafën ta përkuli?
“A asht kjo, o v’lla ahmarrja jote e vetme, e trueme,
për vuajtjet tona – mjerimin që kurr s’na u nda:
në djersën tonë e gjakun për t’zezat që janë ba,
për fluturimet në një botë jo vetëm t’andrrueme?’’
ObserverKult