MKRS: Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek do të shndërrohet në muze

Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit, që dëshmon një nga krimet që është bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë do të shndërrohet në muze.

Kjo falë punëve që është duke bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), për muzealizmin e kësaj shtëpie.  

“Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, njofton MKRS-ja, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.  

Ndërkaq për të parë nga afër se si po shkojnë punët në këtë shtëpi, ishte në vizitë ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, deputetja Shqipe Mehmeti Selimi dhe u.d drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj.

ObserverKult  


fatmir r. gjata

Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: RA BUST I DIKTATORIT

Poezi nga Fatmir R. Gjata

Ra bust i diktatorit edhe e hoqën zvarrë
Kush qiellit ulërinte, kush mbeti duke qarë
Liri o Zot liri, bërtisnin nëpër shesh
Po s’di pse u bë hije edhe jeton mes nesh.

Ra bust i diktatorit dhe kush nuk pat mëshirë
Në flakë u dogjën libra me ankth e me dëshirë
Po çfarë nuk ish e shkruar na mbeti si dhuratë
Të jemi si gjithë bota thërrisnin atë natë.

Ra bust i diktatorit në bronx e në metal
Dhe ndoshta e kanë shkrirë e hedhur në moçal
Por diktaturat dihen jetojnë edhe më pas
Në shpirtrat e padukshëm me ankth edhe maraz.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult