Mbi 30 bibliotekat komunale do të kenë rreth 600 tituj të rinj më shumë në sirtarët e tyre. Kjo është mundësuar nga donacioni që ka dhuruar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të cilin janë ndarë rreth 1 milion euro nga buxheti i Kosovës. Në këtë donacion do të përfshihet edhe biblioteka e Luginës së Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Mbi 30 biblioteka të Kosovës, Biblioteka e Preshevës, e Ulqinit dhe e Manastirit, nga sot do të kenë nga 604 botime më shumë në shërbim të lexuesve.
Dhurimi i këtyre titujve nga Ministria e Kulturës, nuk nënkupton vetëm pasurimin e denjë të koleksioneve, por edhe investim në lexueshmëri, e në llojllojshmëri të ofertës që institucionet tona kulturore i dhurojnë lexuesit”, thuhet në postim.
Sipas MKRS-së, buxheti për librin ishte 150 mijë euro. “Gjatë këtij mandati, çdo vit nga një milionë për autorin, botime, përkthime, nxitje të lexueshmërisë”.
Postimi i MKRS-së
ObserverKult
Lexo edhe: