Moderatorja, Fjoralba Ponari, “shpërthen” ndaj Big Brother: “Kope, shpellarë, injorantë që ulërasin dhe godasin”

Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar ashpër ndaj Big Brother.

“Ndjesë që nuk kam qenë aktive ne ig, se kam pasur gjëra të tjera nëpër duar këto 2 ditë përveç pultit të tv.

Këtë vit kam giithë luksin e botës qe të mos ndikohem emocionalisht, sepse nuk kam raporte të afërta me askënd aty brenda si dhe t’i ndahem me ditë tv, ndryshe nga vitin e shkuar.

Me gjithë kërkesën tuaj, u futa dhe pashë diku 10 video, pak a shumë, ndoshta jo mjaftueshëm për ju, por mjaftueshëm për mua për të konstatuar që gjendja aty është e mjerueshme dhe aspak njerëzore.

Të vesh në tabelë qitje një individ me justifikimin që po ”e dënon” aq më tepër në kope (po po kope, sepse vetëm civil nuk po tregohen ata aty) nuk është fare njerëzore dhe jep shembull më të shëmtuar, jo qytetarë të mundshëm për gjithë ata që i ndjekin e influencohen nga ekrani.

Dhuna verbale dhe fizike pa dallime gjinore, është absolutisht e patolerueshme dhe e pajustifikueshme!!!!!

Komunikimi sikur janë në kohën e shpellave, rrahin gioksin, ulërasin, qëllojnë. Intelektin as po lodhem ta komentoj, se që kur ja jep me sa ke në kokë në vend që të argumentosh, e ke humbur diskutimin”, shkruan ajo./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBA MALLTEZI: TË RINJTË NË BIG BROTHER NUK JANË HERONJ, ATA JANË SI TË GJITHË NE…

Nga Alba Malltezi

Si përherë, dhe fatmirësisht, kemi të drejtën tonë të shprehim në liri mendimin mbi këdo, ndaj kujtdo.

Dhe nuk e ka më shumë të nevojshme këtë asnjë popull tjetër, më shumë se ne. Nuk jemi shprehur për dekada të tëra, dreqi e mori. Nuk kemi pipëtirë që të vegjël, e shumë prej nesh deri pleq.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult