Moikom Zeqo: Çështja e Teatrit Kombëtar u demonizua nga politika!

“Shqipëria është vendi i paradokseve të mëdha”. Këtë frazë nënvizon studiuesi edhe shkrimtari Moikom Zeqo teksa rrëfen argumentet e tij për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar. Profesori edhe pse ndalet tek fakti se kryeministri Edi Rama prej 20 vjetësh dëshironte shembjen e Teatrit, në një intervistë për “ReportTV” e konsideron këtë çështje anti-politike.  

“Për mua shkatërrimi i kompleksit të Teatrit Kombëtar, TK dhe TKES, afër mëngjesit të 17 majit 2020 është një ngjarje në kufijtë e pabesueshmes, kjo mua më ka tronditur shumë. Ndërhyrja e policisë kur brenda kishte aktivistë, artistë me fadroma është një qëndrim kriminal. Nëse ministri i Kulturës, që sot është kryeministër hodhi idenë e tij huçilinante, se kompleksi teatror s’ka asnjë vlerë, për 22 vjet kjo ide edhe shuhet ose modifikohet. Por të realizosh këtë gjë në ditën e fundit të ndalesave të pandemisë është një gjë anti-politike”, shprehet profesor Moikomi.

Si ish- deputet në Parlamentin shqiptar, edhe ish ministër kulture në fillim të viteve ’90, Zeqo shprehet se politikanët që ka Shqipëria sot janë njerëz të paditur, prandaj e politizuan edhe dominizuan çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Vendimi u mor pa pyet mendimin e specialistëve, TK nuk është atribut i partive që ndeshen për interesa të veta. Nuk besoj se politikanët e radhës, që kanë qenë kryeministra edhe ministra, në të gjitha partitë politike janë figura të besueshme për të mbrojt veprat e artit”, thotë studiuesi.

Profesori të gjitha zhvillimet në dy vjet për Teatrin Kombëtar edhe përse kaloi kufijtë Kombëtar, i quan anti-juridike, ndërsa, kontratën për kontratën e mirëbesimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me PD në 24 korrik të 2019-s mendon se nuk duhet të ishte bërë.

“Unë besoj se PD ka ndikuar. E politizoi në mënyrë të skajshme, ç’lidhje ka PD me këtë çështje? Aleanca duhet të ishte përtej partive. Më ka trondit fakti që në tubimin e fundit, kundër shkatërrimit të kompleksit të TK, pati ndryshim të titullaturës së ATM, që  quhej aleancë për qytetarin, që të merrte formën e një partie të opozitës”, vijon profesori.

Profesori përfundon se protestat duhet të vazhdojnë,por manipulimi i tyre mbetet i frikshëm