“Moikom Zeqo e kuptoi shumë shpejt atë që ndodhi në vitet ’90-ta” (Video)

Dy vite pas ndarjes nga jeta të historianit, politikanit, shkrimtarit, arkeologut, Moikom Zeqos, është kujtuar nga miqtë, kolegët dhe politikanë kontributi që ai la pas në shumë fusha.

Çdo kush qe foli për të nuk la pa përmendur mendimin avangard. Mendim gati profetik për ngjarjet në jetën shoqërore, politike në Shqipëri, që Moikomi gjithmonë i paraprinte.

Miku i tij Enver Kushi, shkrimtar, tregon letërkëmbimet që kishin dikur.

“Ka një letër shumë interesante ku mes të tjerave më shkruan: “është janari i viteve 1973” më përshkruan rrugët e Tiranës. Duket sikur parandjeu me një mimozë e cila ka stinën për të çelur por po thahet. Dhe ai mendon që do vijnë ca stinë të tjera që dhe kjo mimozë do thahet, pra do thahet krijimtaria. Do goditen shkrimtarë, artistë, njerëz me ndikim në kulturë. Dhe kështu ndodhi nëse mund ta quaj profeci e Moikomit ajo doli.”

Kontributi ishte i gjithanshëm. Dhe sot çdokush që ishte i pranishëm është shprehur se sa shumë i mungon një mendje e tille jetës kulturore në Shqipëri.

“Moikomi e kuptoi shumë shpejt atë që ndodhi në vitet ’90 kalimin nga diktatura në demokraci. I cili u vu në radhët e para të atyre njerëzve që donin të kontribuonin që shoqëria shqiptare të merrte shpejt kthesën për të kapur ritmet dhe kohën e humbur”, tha Ksenofon Krisafi, ekspert i të drejtës ndërkombëtare.

Me 3 qershor të vitit 1949 në Durrës lindi Moikom Zeqo, i cili gjatë jetës së tij shërbeu si deputet, Ministër i Kulturës. Pastaj drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Dhe autor i shumë veprave në poezi, eseistikë, studime arkeologjike dhe histori arti./euronewsalbania


Lexo edhe:

PËRKUJTOHET NË 2-VJETORIN E NDARJES NGA JETA AKADEMIKU DHE STUDIUESI, MOIKOM ZEQO

ObserverKult