“Moj e bukura More”, këngën e mirënjohur e interpreton Elsa Lila (teksti dhe kënga)

Këndon Elsa Lila

Moj e bukura More,
si të lashë
e më s`të pashë

si të lashë,
si të lashë,
E më s`të pash.

e lu e lu, e lu e lu
e lu e lule macamaca
e unë për ty, e unë për ty, o goca plasa
e ndala pak, e ndala pak,
e ndala pak është e vërtetë
se zemra ime, se zemra ime
se zemra ime je ti vetëm

e lule lule
e lule macamaca
e unë për ty, e unë për ty, oh goca plasa
e ndala pak, e ndala pak, është vërteta
se zemra ime, se zemra ime Shqipëria.

ObserverKult

—————————-

NGA PO KJO KËNGËTARE:

ELSA LILA: KAM MARRË ME VETE MALL, TË LASHË VETMINË… (KËNGA DHE TEKSTI)

Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë
E pate zot.

E lodhur endem sot
Ne dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.

Kam marrë me vete mall
Të lashë vetminë
Ç’pagesë e paktë për ty
Qe miqësinë e pate ligj në jetë.

E pate zot.
E lodhur endem sot
Në dhe të huaj
Nuk ma kuptojnë dot fjalën ndaj edhe vuaj
Ndaj edhe vuaj
E nis e shkruaj.

Zyrat e jetës unë lashë atje tek ti
Heshtjen ka marr
Më ngjajnë të tjera yje
që lodhin e shtegun s’ ma ndrrijnë dot
E kanë kot.

Veç në errësirë
Ndjej diku një dritë
Që shpirtin ngroh
E më kthen të ritë
E di vëlla e di
Është vargu yt.