Momenti prekës/ Profesor Robert Radoja nuk i mban dot lotët, kur sheh ish-studenten e tij duke kënduar në rrugë (Video)

Mjeshtri i Madh, Robert Radoja, së fundmi nuk i ka mbajtur lotët kur pa ish-studenten e tij të këndonte në rrugë, gjatë një shëtitjeje në sheshin e Tiranës.

Këtë e ka bërë me dije gazetari Roland Qafoku përmes një shkrimi dhe video kur Radoja shkon ta takojë studenten e tij të cilën dikur e kishte vlerësuar me notat 10.

“Lotët e profesor Robert Radoja-s kur pa një ish-studentin e tij që këndonte në rrugë. Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë. Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët.

Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë. Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti.

Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin t’i afrohej. Dhe ashtu të përqafuar profesori lëshoi një piskamë: Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?! Çfarë trishtimi! Ndërsa unë isha me fat që të gjithë këtë skenë e filmova si dëshmitar kur një talent këndon në rrugë, por edhe një momenti kur profesori sheh që atë që dikur e kishte vlerësuar maksimalisht, ta shikonte duke kënduar në rrugë. Ndiqni videon dhe mbani emocionet”, shkruan Qafoku krahas videos.

Videon mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult


herman çuka: puthmë

Lexo edhe:

HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…

Poezi nga Herman Çuka

“përballë dritares time,
është një bar,
ku mbrëmjeve këndohet
e kërcehet
herë xhaz e herë blues
dhe herë rock
një bar
me emrin Cassiopea”

netëve mbyll sytë, ndjej
tingujt,
vij tek ti ëndërrimtari
im i bukur si zjarri,
në atë vjeshtë të purpurt
kur numëronim yjet,
dhe ti më tregoje legjendat e tyre

“më ke çmendur vetminë,
të dalë në dritare”
të rrëshqiti,duke më puthur
nuk e di seç ishte, ajo natë e dehur,
apo ti që në ndarje,
më dhe emrin Cassiopea!

kur zgjohem nga ëndrra,
në dritare nuk shihet as bar
as muzikë nuk ndihet,
vetëm;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult