Monroe: Gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam grua

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Marilyn Monroe:

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.

“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.

“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.

“Një grua e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”.

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është budallallëk. Po ashtu dhe pendimi.”

“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam grua. Kështu duhet të ndihen gjithë gratë”.

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

ERNESTO CARDENAL: LUTJE PËR MARYLIN MONROE