Moravia: Sa më e pambërrijtshme bëhej, aq më shumë e doja

nga alberto moravia

Nga Alberto Moravia

Më pëlqente dhe sa ma shum që kalonte koha dhe sa ma shumë vazhdonte ajo që të qëndrojë larg meje dhe si e pambërrijshme, në vend që të më pakësohej, mue më smadhohej zjarrmi i dashunisë.
Nëqoftë se në fillim kisha mendue për te si për nji femën të cilën do ta kisha dëshirue me e dashtë, tashma dalëngadalë kisha mbërri ta çmoj si të vetmen femën që më përshtatej për grue.
Si asht imagjinata e njeriut!
Derisa e kisha shikue si fantazinë time se sa të dëshirojsha me i folë, me ia shtrëngue dorën, ma në fund dhe me shetitë ose me shkue në kinema e kafene me të.
Por qyshse fillova të mendoj se mund ta  mirrsha për grue, menjiherë fillova ta shoh, me sytë e imagjinatës në shtëpinë time, ulë pranë tryezës bashkë me mue, ose në dyqanin tim, mbas tezgës. Shkurt, si grueja ime.  

*Fragment i shkëputur nga tregimi “Shkurtalaq”, botuar në shqip brenda librit ‘Tregime të zgjedhuna’ , Alberto Moravia, Rilindja, 1965

Përkthyer nga Anton Çetta

Alberto Moravia (28. 11. 1907 – 26. 09. 1990)

Figura kryesore e letërsisë italiane të shekullit të 20-të, Alberto Moravia, është i njohur për portretizimet e tij imagjinare të tjetërsimit shoqëror.

Shumica e veprave të tij trajtojnë thatësinë emocionale, izolimin dhe zhgënjimin ekzistencial dhe shprehin kotësinë e shthurjes seksuale ose të dashurisë bashkëshortore si një arratisje.

Kritikët kanë vlerësuar stilin e zymtë dhe të pazbukuruar të autorit, depërtimin e tij psikologjik, aftësinë e tij narrative dhe aftësinë e tij për të krijuar personazhë autentik dhe dialog realist.

Pikëpamjet e Moravias mbi letërsinë dhe realizmin shprehen në një libër stimulues me ese, L’uomo come fine (1963; Njeriu si fund) dhe autobiografia e tij, Jeta e Alberto Moravias. Ai ishte i martuar për një kohë me romancieren Elsa Morante.

Alberto Moravia dhe Elsa Morante

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

TREGIM NGA ALBERTO MORAVIA: E DIELA E DJALLIT