Mori vjollca që çel në saksi, këndon Elizabeta Janaqi

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Mori vjollca” të kënduar nga Elizabeta Janaqi.

Elizabeta Janaqi ka përfunsuar kanton, ndërsa ushtron profesionin bashkë me grupin “Music Gram”

Këndon të gjitha zhanret dhe ka repertoar të ndërthurur me muzikë shqiptare dhe të huaj.

Kënga që po ua sjellim është njëra nga më të pëlqyerat prej publikut të kënduara nga Elizabeta.

Mori vjollca
që çel në saksi
lule e parë
oh për djemtë e rinj.

Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!

Të këputa,
të vuna n’bardak
lule e bukur
oh për marak.

Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!

Te keputa,
seç të mora erë
lule e pare
oh që del n’pranverë.

Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!

Përgatiti: ObserverKult

Kliko edhe:

KUJTIM PRODANI & ANITA TAKE: DASHURIA NA MBAN GJALLË (TEKSTI DHE KËNGA)

I biri i kompozitorit Agim Prodani dhe i këngëtares Anita Take, Kujtim Prodani njihet si një prej kantautorëve më të sukseshëm të muzikës së lehtë shqipe.

I njohur për vokalin dhe muzikën e tij, Kujtim Prodani ka lënë pas mbi 50 tekste dhe projekte të suksesshme muzikore.

Në një intervistë pak para se të ndahej nga jeta, ai kishte thënë:

“Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që t’i luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”

Në karrierën e tij muzikore prej 25 vitesh, mori pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, Festivalin Kënga Magjike, në TopFest si dhe te Këngët e Shekullit.

Shumë prej këngëve, ai i realizoi në duet me nënën e tij, këngëtaren Anita Take, siç është edhe “Kënga dhe dashuria”, tekstin e së cilës e gjeni duke klikuar KETU