Morrison: Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto me gëzimin që ke jetuar

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

“Ekzistojnë dy lloj të njerëzve në këtë botë: ata që duan të din dhe ata që duan të besojnë.”/Friedrich Nietzsche

“Ti japësh kënaqësi një zemre me një veprim të vetëm është shumë më e mirë se sa njëqind koka të përulura duke u lutur.”/Mahatma Gandhi

“Një pesimist është dikush që ankohet për zhurmën kur mundësia troket në derë.”/Oscar Wilde

“Arti e pastron nga shpirti pluhurin e jetës së përditshme.”/Pablo Picasso

“Kur njëra derë e lumturisë mbyllet, një derë tjetër hapet; por shpesh ne shikojmë shumë gjatë në derën e mbyllur dhe nuk e shohim që ka qenë e hapur për ne.”/Helen Keller

“Mos harroni se lidhja më e mirë është ajo në të cilën dashuria për njëri-tjetrin e tejkalon nevojën për njëri-tjetrin.”/Dalai Lama

“Gjithmonë bëje atë që ke frikë ta bësh.”/Ralph Waldo Emerson

“I dua ata që mund të qeshin në vështirësi.”/Leonardo Da Vinçi

“Mos jeto me frikën e vdekjes, por jeto me gëzimin që ke jetuar.”/Jim Morrison

“Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin në vend të arsyes.”/Voltaire

ObserverKult

———————————————

LEXO EDHE: DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA E MADHE ËSHTË AFTËSIA JONË PËR T’I BËRË BALLË DHIMBJES

ObserverKult ua sjell disa thënie të Hermann Hesse:

Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.

Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.

Shumica e njerëzve nuk pranojnë të notojnë para se të mësojnë not.

Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.

Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU