
Viktor Hygoi konsiderohet “Babai i Romantizmit”. Ai lindi në Bezanson më 26 shkurt të vitit 1802, ishte dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, “Poet Kombëtar i Francës” si dhe “Figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.”
Vitet e para të jetës Viktor Hygo i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait, i cili ishte gjeneral në fushatat aktive napoleniane. Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhë, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe këto ishin kompozimet e para letrare. Së bashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mijë franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhë nisi të frekuentoje rrethin e romantikëve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë: Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle. Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lirë; e dashura e tij për gati 50 vjet u bë Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit. Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantua “Hernani” në Komedinë Franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra.
Puna megjithatë iu njoh nga shefi i shkollës së re romantike. Vetë “Hernani” u kompozua me muzikë dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua “Notre-Dame de Paris”, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjerë. Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën “Siecle”. Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbaje larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Në 1848 Hygo benë pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbështet, por pastaj – kur vetë nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme. Këto kontraste e çuan Hygoin të arratiset në ishullin Guernsey, duke e shtrënguar kështu të jetojë në mërgim për 15 vjet.
Por, Hygo, gjatë mërgimit nuk pushoi kurrë së konsideruar nga francezet si babai i atdheut në mërgim. Mbyllet kështu për të një periudhë e lumtur, edhe pse me kontraste të forta, dhe po hapej një tjetër në të cilën do të merrte forme figura mitike e tij në poetike që duhej më pas t’i dorëzohej traditës historike letrare. Gjatë kësaj periudhe nuk iu kursyen fatkeqësitë: në 1855 vdes vëllai i tij Abel, në 1863 vajza e tij Adele çmendet dhe arratiset në Kanada, në 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa nipër, por në të gjitha këto fatkeqësi do të këtë gjithmonë pranë besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e çoi në një publikim të ri dhe shumë më të mbyllur publicistik në favor të ideve demokratike. Rikthimi i tij në atdhe ndodh në 5 shtator 1870, pas mposhtjes së Napoleonit të III. U prit nga një turme brohoritese dhe entuziaste që kishte ardhur për të përshëndetur rikthimin e tij në Paris. Shtëpia e tij behet sërisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetësinë duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93″ (1873); shkroi poezi të tjera, disa në lidhje me jetën e tij familjare si “Fëmijët e mi” (1874), dhe poezi të tjera satiro – politike si “Babai” (1887).
U rikthye sërisht të bëjë pjesë në Senat në 1876. Në 1878 goditet nga një kongjestion cerebral por kjo nuk e pengoi – pavarësisht së sëmundja e detyroi të pakësonte aktivitetin e tij – të çojë deri në fund “Torquemada” (1882), një vepër mbi fanatizmin e inkuizicionit që kishte nisur disa kohë më parë. 80-vjetori i tij u festua nga një turmë festuesish që i vendoste lule përpara shtëpisë; disa muaj më vonë do të goditej nga një zi e re, me vdekjen e besnikes së tij Zhulietë. Hygoi qëndroi për ta qarë në vetmi deri në 22 mars 1885, pra deri në vdekje, në shtëpinë e tij në Paris. Trupi i tij u vendos për një natë nën Harkun e Triumfit dhe u shoqërua nga 12 poetë. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë persona të ardhur nga çdo cep i Francës.
Poezi nga Viktor Hygo
VIKTOR HYGO: MOS FYENI KURRË NJË GRUA!
Oh! Mos fyeni kurrë një grua të rrënuar!
Kush e di se ç’barrë shpirti i ka përballuar!
Kush e di se sa ditë me urinë ka luftuar!
Kur era e fatkeqësisë virtytin ka tunduar.
E kush s’i ka parë këto gra të shkatërruara,
Që kapen fort përherë me duart e dëmtuara!
Si një pikë shiu që shkëlqen e xixëllon,
Tek cepi i një dege kur dielli ndriçon.
Që e tundim me pemën dhe dridhet e nuk jepet,
Perlë përpara rënies dhe baltë kur meket!
Fajin e kemi ne, ti i pasur, ari anembanë!
Se ujë puro të pastër kjo baltë ende përmban.
Që pika e ujit të iki nga pluhuri i frikshëm,
Të bëhet perlë me shkëlqimin e mëparshëm,
Mjafton, një rreze dielli, një dashuri përditë,
Kështu gjithçka shndërrohet nga nata në ditë!
Përktheu: Roland Çipa
ObserverKult
Lexo edhe:
“A E KENI ZILI?”/ FJALIMI BRILANT I VIKTOR HYGOIT NË VARRIMIN E BALZAKUT