Këngëtarja e njohur, Ermiona Lekbello, ka reaguar ashpër pas sumit me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.
Ajo u bën thirrje drejtuesve të produksionit dhe bashkëpronareve, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha që të mbyllin spektaklin e “Big Brother Vip”.
Ermiona ka publikuar një video ku shihen banorët brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat nga ngjarja e së hënës, duke shkruar:
“Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më. Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hëngshi paratë”, ka shkruar Ermiona./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
KËNGËTARJA E NJOHUR SHQIPTARE: SI MË PLAÇKITËN NË MES TË TIRANËS, SHUMË AFËR POLICISË
Këngëtarja Ermiona Lekbello ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.
Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.
Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar me një armë në kokë.
Ermiona shtoi llojin e automjetit që e ngaste ajo në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër. Ndërsa në veturë kishte çantën dhe para.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Lexo edhe:
SULMI ME ARMË NDAJ “TOP CHANNEL” NGA I CILI VDIQ ROJA, REAGON ARBANA OSMANI
Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.
Në një shkrim në rrjetet sociale, Arbana ka shprehur trishtimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka falënderuar publikun për mbështetjen.
Postimi i moderatores:
Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi. Nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemëratën që ndjej.
Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult