Mos i mashtroni fëmijët me lëvdata boshe! 7 këshilla nga Erik Erikson

erik erikson

Erik Erikson punoi si mësues. Megjithatë, pasi u takua me Anna Frojdin, ai filloi studimet në Institutin Analitik në Vjenë, i specializuar në psikoanalizën e fëmijëve.

Një nga veprat e tij të mëdha ishte Teoria e zhvillimit psikosocial që bazohej në fazat e zhvillimit.

Studimet që kreu Erik Erikson ishin shumë të rëndësishme për fushën përkatëse. Frazat që na la janë një pasqyrim i pasionit të tij si mësues dhe psikanalist për fëmijë.

Frika që trashëgohet

“Fëmijët e shëndetshëm nuk do të kenë frikë nga jeta nëse prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë integritet të mjaftueshëm për të mos iu frikësuar vdekjes.”

Kjo është e para nga frazat e famshme të Erik Erikson që i referohet: frikës. Ashtu si modeli edukativ që zgjedhin prindërit ka ndikim pozitiv ose negativ tek fëmijët e tyre, e njëjta gjë ndodh me ato frikëra që ata mund të kenë.

Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të përballesh me frikën tënde në vend që të “përpiqesh ta mbulosh” dhe, më e keqja, ta mbjellësha atë te fëmijët tuaj, të cilët do ta marrin atë si të tyren atëherë kur aftësia e tyre për t’i menaxhuar ato është shumë më pakët se e jona si të rritur.

Pranoni fitoret dhe humbjet tuaja

“Fëmija bëhet i rritur jo kur kupton se ka të drejtë të ketë të drejtë, por kur kupton se ka të drejtë të ketë edhe gabim.”

Kjo frazë pasqyron një mësim të madh që Erik Erikson përpiqet të na përcjellë. Të dish të humbësh dhe të dish të fitosh. Ndërsa rritemi, kuptojmë se si, kur kemi sukses, njerëzit rreth nesh na lavdërojnë. Por kur dështojmë, disa na kthejnë shpinën ose edhe na thonë: “të thashë…”.

Kjo ndodh me shumë fëmijë kur ata nuk janë në gjendje të kalojnë një lëndë pa ndihmë, ose kur sporti i zgjedhur nga prindërit nuk shkon mirë. Të gjykojmë veten në mënyrë pozitive dhe me dashamirësi është një nga aftësitë që na bën ne të rriturive më të qëndrueshëm.

Përgjegjësia e prindërve

“Duhet shumë kohë për t’i edukuar fëmijët tanë që të jenë të mirë. Duhet t’i rritësh, dhe kjo do të thotë të bësh gjëra me ta. Të pyesësh, të tregosh, të hetosh, të eksperimentosh përmes përvojës, fjalëve të tua, mënyrës tënde. Ju duhet t’i mësoni se ku qëndrojnë kooordinatat tuaja morale. Të siguroheni që fëmijët tuaj të mësojnë nga ju, të kuptojnë pse-në…”

Fraza e tretë e Erik Erikson trajton një çështje themelore të prindërimit. Përgjegjësinë që prindërit kanë kur edukojnë fëmijët e tyre. Edukimi kërkon vëmendje. Duhet të jesh aty, të luash dhe të kesh eksperienca me ta.

Nëse mungojmër, fëmijët tanë nuk do të mësojnë prej nesh. Nuk do të mund të kërkojmë asgjë nga ne. Nëse nuk i bëjmë gjërat me ta dhe nuk kemi përvoja, ata nuk do të arrijnë të përvetësojnë atë që presim. Fjalët janë të kota nëse nuk shoqërohen me veprime. Fëmijët kanë nevojë për prindërit e tyre si figura aktuale.

Të gjitha gjërat kanë të njëjtin përfundim: ato ndryshojnë.

“Kur ecni në rrugën e zhvillimin tuaj, sjellja juaj afektohet si rrjedhojë”.

Ne nuk ndalojmë së rrituri, sepse çdo fazë e jetës është një sfidë. Në shumë raste, pa mbaruar së shijuari fëmijërinë, adoleshenca vjen papritur për të na detyruar të ndryshojmë. Kjo reflektohet në mënyrën tonë të sjelljes dhe, gjithashtu, në mënyrën se si po ndërtojmë “unin” tonë, kush jemi në të vërtetë.

Edhe pse kemi frikë nga ndryshimet, në realitet ato po na lejojnë të rritemi. Përveç kësaj, nuk mund të bëjmë asgjë për to, sepse përvojat po na shënjojnë dhe ne po ndryshojmë falë tyre. E gjithë kjo na pasuron.

Komplimentet boshe që bjerrin karakterin

“Fëmijët nuk mund të mashtrohen nga lëvdata boshe apo duke i nxitur me dijeninë se do t’i merrni në mbrojtje. Ata ashtu përforcojnë artificialisht vetëvlerësimin e tyre”

Kjo fraza e pestë e Erik Erikson flet për lëvdata boshe. Ato “frazat shumë të mira” që thuhen pothuajse në çdo rrethanë dhe që, për shkak të shpeshtësisë së tyre, përfundojnë duke humbur të gjithë vlerën e tyre. Problemi me këtë lloj lavdërimi është se fëmijët mund të bëjnë gjithçka për ta marrë atë lavdërim, vetëm për hir të lavdërimit, duke minimizuar motivimin e vërtetë: e bërjes së gjërave siç duhet.

Liria e të rinjve

“Adoleshentët kanë nevojë për liri zgjedhjeje, por jo aq shumë liri sa që në fund, ata të mos mund të zgjedhin.”

Ky citim i Erik Erikson është përndritës. Epo, megjithëse është e vërtetë që kufijtë dhe disa caqe janë të nevojshme, është gjithashtu e nevojshme që të kenë lirinë e zgjedhjes.

Erik Erikson flet për një ekuilibër mes kufirit dhe lirisë. Epo, çdo gjë e tepërt është negative dhe liria e tepërt mund t’i bëjë adoleshentët të mos dinë se çfarë është të zgjedhin.

Ndjenja e identitetit

“Në xhunglën sociale të ekzistencës njerëzore, nuk ka kuptim të jesh gjallë pa një ndjenjë identiteti.”

Në këtë fjali të Erik Eriksonit përmendet identiteti i ndërtuar që kur jemi të vegjël. Pasiguria, në këtë kuptim, formon atë ndjenjën e të qenit i humbur .Për shembull, sipas psikologut Miguel Molla, të rinjtë me dyshime të thella për identitetin e tyre janë më të prekshëm ose më të prirur për të rënë në këtë kurth./shkollaesuksesit

ObserverKult

——————————–

Kliko edhe:

REXHEP QOSJA: SI MUND TA DALLOJMË NJË SNOB?