Nga: Haruki Murakami
Nuk duhet t’i mbyllësh sytë. Nuk ndryshon asgjë. Gjërat nuk shuhen me mbylljen e syve. Përkundrazi, nëse i mbyll, do të shohësh që kur t’i hapësh përsëri, gjërat do të jenë përkeqësuar më shumë.
Kjo është bota ku jetojmë, Nakata. Duhet t’i mbash sytë hapur. Matufët i mbyllin sytë. Frikacakët nuk e shohin dot në sy realitetin.
Teksa mbyll sytë dhe zë veshët me duar, koha kalon.
Tik-tak-tik-tak.
Sot është e hënë dhe jemi pushim.
Vetë biblioteka, që është shumë e qetë edhe kur është hapur, po ta shohësh në ditët e pushimit të mbyllur, do të kuptosh se ka një qetësi të tepruar.
Duket si vend i harruar nga koha, ose më mirë, si një vend që e mban frymën brenda me shpresën se koha nuk do ta vërë re ekzistencën e tij.
*Titulli i origjinalit: “Mbyllja e syve nuk të ndihmon”
Përktheu: Elona Caslli
Lexo edhe:
TREGIM NGA MURAKAMI: VAJZA 100 % E PËRKRYER
Nga Haruki Murakami
Në një mëngjes të bukur prilli, në një rrugë anësore të lagjes Harajuku, kalova pranë një vajze 100 % të përkryer.
Nuk ishte ndonjë bukuri e madhe. Dhe as tmerrësisht elegante. Flokët mbrapa kokës i kishin marrë një formë të shëmtuar duke fjetur dhe, duhet të ishte afër të tridhtjetave.
E megjithatë që kur ishte pesëdhjetë metra larg e kisha kuptuar që ishte vajza e përkryer për mua. Që në çastin që e pashë zemra nisi të më rrihte si e çmendur dhe nga brenda goja m’u bë si rëra e shkretëtirës.
Mbase dhe ju u pëlqen një lloj i veçantë vajze. Ata që kanë nyjet e këmbëve të holla, për shembull, apo sy të mëdhenj, apo duar të bukura… nuk e di, ndoshta ju tërheqin ata që pëlqejnë të hanë me qetësi, ngadalë, apo me ndonjë tjetër karakteristike të ngjashme. Është e qartë që kam dhe unë një lloj timin. Më ka ndodhur të shkoj në restorant dhe të mbetem i habitur nga hunda e vajzës së ulur në tavolinën ngjitur.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult