“Moj Kosovë, trimneshë dardane”, kjo ishte kënga e parë e mbesës së Dervish Shaqës, Dijes (video)

Është rritur me këngët e gjyshit, rapsodit të mirënjohur Dervish Shaqa, dhe pikërisht me një këngë të tijën e mbesa Dije Shaqa Sefa, zgjodhi që të fillonte paraqitjen para publikut.

“Moj Kosovë, trimneshë dardane” titullohet kënga të cilën ekskluzivisht përmes ObserverKultit, Dije Shaqa e paraqiti kohë më parë para a publikut artdashës.



E kishte dëgjuar sa e sa herë, këngën e vitit 1983 kënduar nga rapsodi I madh, në Festivalin Folklorik të Gjiroskastrës. Dervish Shaqa këto vargje ia kushtoi atëkohë demonstratave të vitit 1981 në shenjë solidarizimi e përkrahjeje ndaj shqiptarëve të Kosovës.  Por përndryshim prej Dervish Shaqës i cili e këndoi në grup, e mbesa Dija e këndon e vetme në variantin që mundf ta dëgjoni.

Lindur në një familje rapsodësh, me gjysh dervish Shaqën dhe baba Shpend Dervish Shaqën, Dija ka treguar për ObserverKult, se ajo që nga fëmijëria ka kënduar këngët aq të dashura për të, “Në muzeun historik”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ‘Toponishte”, “ Nënë moj do ta pres gërshetin”, “Valsin e lumturisë”, nëpër tubime e manifestime të ndryshme në Zvicër.

“Secila këngë e gjyshit më inspiron”, ka theksuar Dija duke shtuar se do të vazhdoj të merret me muzikë. / ObserverKult