Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën…

Kur jeta të na largojë dhe kur të mos kem mundësi të kujdesem më për ty, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë;

Nëse të pëlqen një këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen një fund, vishe, nëse do t’i presësh flokët, priti dhe nëse do të bësh tualet, bëje.

Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje dhe nëse të pëlqen ta kërcesh këngën, kërceje.
Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën. Sikur të mundja, do të të jepja veç tri gjëra.

1.Aftësinë për të dashur dhe aftësinë për të vlerësuar veten.
2.Forcën për të ndjekur ëndrrat.
3.Aftësinë për të kuptuar që për të qenë e lumtur të duhet veçse miratimi i vetes sate.

Nuk dua të më ngjash fare.
Nuk je vazhdimësia ime, nuk je shtojca ime, je shumë më shumë.
Je unike dhe e mrekullueshme.
Nuk do të jesh çka unë nuk munda të jem, as nuk do të shtyj drejt shtigjeve që do kisha dashur t’i përshkoja.

Ji gjithçka që do të jesh, për sa kohë je e lumtur:
shit akullore,
iluzione,
bli re,
ndiq jetën dhe mos i ndiq të tjerët.
Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur.

Ji timon, kurrë spirancë. Ji det, kurrë stuhi.

Web

Përktheu: Elona Caslli

LEXO EDHE: ELONA CASLLI: UNË E DIJA SE NËNAT NUK HANIN