reklamë

Mos shkoni atje ku ju çon rruga. Shkoni atje ku nuk ka rrugë dhe lini një gjurmë pas vetes

ObserverKult ua sjellë disa thënie për jetën nga autorë të ndryshëm:

Është jeta jote. Jetoje sipas mënyrës sate./Bob Hoskins

Vështirësitë forcojnë mendjen, ashtu si lodhja forcon trupin./ Lucio Anneo Seneca

Mënyra më e mirë për të kapërcyer vështirësitë është t’i sulmosh ato me një buzëqeshje të bukur./ Robert Baden-Powell

T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e kush i druhet jetës është më i vdekur se i gjallë./ Bertrand Russell

Jeta është një mister që duhet jetuar, jo një problem që duhet zgjidhur./ Mahatma Gandhi

Ekzistojnë dy rregulla në jetë: 1. Asnjëherë mos u dorëzo; 2. Asnjëherë mos harro rregullin e 1. / Duke Ellington

Qëndroni larg njerëzve negativë. Ata kanë një problem për çdo zgjidhje./ Albert Einstein

Çdo dështim është thjesht një mundësi për të filluar nga e para, në një mënyrë më të zgjuar./ Henry Ford

Sado e vështirë të duket jeta, gjithmonë ka diçka që mund të bëhet për të qenë e suksesshme./ Stephen Hawking

Përballuni me pengesat dhe bëni diçka për t’i kapërcyer ato. Do të zbuloni se nuk kanë as gjysmën e forcës që mendonit se kishin./ Norman Vincent Peale

Guximi nuk është të kesh forcë për të ecur përpara, është të ecësh përpara kur nuk ke më forcë./ Napoleon Bonaparte

Një nga gjërat më të vështira në jetë është të kesh në zemër, fjalë që nuk mund t’i thuash./ James Earl Jones

Mos shkoni atje ku ju çon rruga. Në vend të kësaj, shkoni atje ku nuk ka rrugë dhe lini një gjurmë pas vetes./ Ralph Waldo Emerson

ObserverKult


dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

Lexo edhe:

41 THËNIE NGA PAULO COELHO PËR DASHURINË, JETËN E MIQËSINË

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura shkëputur nga krijimtaria e shkrimtarit Paulo Coelho.

1. “Ka vetëm një gjë që e bën të pamundur një ëndërr që të arrihet: frika nga dështimi”.

2. “Mos e humbni kohën tuaj me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.

3. “Miqtë tanë të vërtetë janë ata që janë me ne kur ndodhin gjërat e mira. Ata na brohorasin dhe janë të kënaqur nga triumfet tona. Shokët e rremë shfaqen vetëm në periudha të vështira, me fytyrat e tyre të trishtueshme, mbështetëse, kur, në të vërtetë, vuajtja jonë po shërben për t’i ngushëlluar ata për jetën e tyre të mjerueshme”.

4. “Dhe, kur ju doni diçka, i gjithë universi komploton ndaj jush për ta arritur atë”.

5. “Sekreti i jetës, sidoqoftë, është të rrëzoheni shtatë herë dhe të ngriheni tetë herë.”

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult