Nga Rumi:
Nëse e ke shkatërruar jetën me njerëz të gabuar, dhe e kupton se nuk je prioriteti i tyre, mos u anko dhe mos vajto; -përkundrazi, largohu në heshtje…
Thjesht duhet të bindësh veten se jetove në vendin e gabuar dhe zgjodhe shoqëruesit e gabuar. Bindu se sakrificat e tua për ata nuk do të kenë asnjë vlerë në të ardhmen. Mos u përpiq të shpjegohesh, pasi askush nuk do t’ju falënderojë apo pranojë sinqeritetin tuaj, askush nuk do t’i njohë përpjekjet tuaja.
Gëzohu që nuk do bësh më hapa duke u mbajtur pas dikujt që kurrë nuk u përpoq të të kuptonte, që nuk arriti të bashkëudhëtojë me ty, sepse as në të ardhmen nuk do të të kuptojë kurrë.
Vendos të ecësh përpara, duke nxjerrë nga vetja gjithçka që nuk digjet dot brenda teje…”
ObserverKult
Lexo edhe: