Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis!

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sokrati:

Martohu me çdo kusht. Nëse merr një grua të mirë, jeton i lumtur; nëse merr një grua të keqe bëhesh filozof.

Në jetë pa kërkim nuk është e denjë të jetohet.

Fjalët e rreme nuk janë thjeshtë të këqija në vetvete, por ato molepsin edhe shpirtin me të keqen.

Ekziston një e mirë e vetme: dija. Ekziston një e keqe e vetme: injoranca.

Ç’është përtej kapacitetin tonë, s’ka lidhje me ne.

Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.

Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.

Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.

Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.

Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.

I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.

Mençuria fillon nga habia.

Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: FERRI EKZISTON… ËSHTË KËTU…