Mos u zhgënje vajza ime… nuk është kjo Shqipëria që sapo pe…

janë ca rrugica në Korçë

“Karafili është i imi, është i yti shoku Faik, është i të gjithëve”…

Nga: Elda Zavalani

Natën e mirë Europë! Na fal se desh të lamë dhe ty pa fejuar…

Nuk jemi kaq skandaloze e vulgare, po kemi qejf të dukemi të tillë. Kemi këngë të bukura, vajza e djem të talentuar. Po, si në çdo fushë, mollët e mira i hanë derrat këtu tek ne. Dhe indiferenca e mosbesimi jonë tek e mira dhe e bukura, do bëjë që dhe per nja 200 vjet të tjerë, duart do t’i vëmë në vend të lig kur të këndojmë. Se aty e kemi dhe kokën.

Na fal Itali e dashur e Batistit, Çelentanos, Mines, Dalles, Totos, Ermalit, Biagios, Masinit, Ranierit, Morandit, Pattit, Anes, Renges, Irames...

Të lutem mos na shpall Non Grata! Nuk jemi të gjithë si ajo kënga që sollëm tek ty…

Natën e mire Vaçe, Gaqo, Frederik, Liljana, Irma, Gjergji, Parashqevi, Bashkim, Myfarete, Ema, Luan, Redon, Altin, Sandri, Dren, Marsela, Elvana, Endri e Stefi, Anxhela, Olta, Flori, Bojken. Na i bëni hallall, ju s’keni asnjë lidhje me këtë të sotmen…

Natën e mirë vajza ime e dashur. Nuk është kjo Shqipëria që sapo pe! Mos u zhgënje të lutem. Dhe më fal, më fal që nuk bëj dot më shumë për dinjitetin e këtij vendi. Më fal që vetëm shkruaj e nuk shkoj ti pështy ata që po na turpërojnë…

Natën e mirë të gjithëve…

ObserverKult


Lexo edhe:

ELDA ZAVALANI: KUR UDHËTON SHPIRTI…

Ka net kur shpirti udhëton, pa i marrë leje trupit. Shkon larg të kërkojë pak qetësi. E braktis trupin dhe e kthen në kufome të gjallë, që flet, qe ec, që qesh, që luan, por që nuk jeton. Trupi pa shpirt s’ka jetë. Shpirti pa trup po. Madje është i lirë, i dlirë, pa vargonj, pa rregulla, pa orare, pa norma bajate shoqërish mizantrope, pa kokçarje e shqetësime të përditshme. Udhëton nëpër udhë ndjenjash, që i ka projektuar shpresa e i ka shtruar malli…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult