Motivuese: Ka ende arsye për të besuar në një botë më të mirë!

botë

Motivuese:

Dje u thashë nxënësve: Duhet të vini në shkollë me një shishe uji bosh. E pashë që të gjithë u çuditën, me siguri pyesnin veten se çfarë do të bëja me shishet bosh, por nuk ia zbulova këtë gjë që ditën e parë.
U thashë: Do ta shihni nesër se çfarë do të bëjmë…

Nga Enrico Galiano

Sot hyra në klasë me një kovë. U thashë nxënësve të uleshin në formë rrethi. I dhashë secilit nga një letër të vogël dhe u thashë:

– “Tani mendoni për personin që doni t’i bëni më tepër mirë në botë. Vizatoni në mënyrë të thjeshtë një person, ose thjesht si simbol, dhe ngjitur shkruani emrin e atij personi që doni t’i bëni mirë”.

– “A mund të shkruajmë dy emra?”, – më pyeti një nxënës.

– “Sigurisht, edhe tre nëse do”, – i thashë.

Pastaj u kërkova t’i mbushnin shishet me ujë, t’i zbrasnin në kovë dhe të ktheheshin në vendet e tyre. Përpara syve të tyre krijova një varkë prej letre dhe brenda futa gjithë emrat që ata më dhanë.
E vendosa varkën në sipërfaqen e kovës së mbushur plot me ujë dhe pasi e lashë të lundronte pak mbi të, e lëkunda kovën derisa varka doli prej saj dhe gjithë fletët ranë mbi tokë. Kishte nga ata që kishin shkruar emrat e prindërve, të shoqes së ngushtë, të kushërinjve etj.
Në klasë mbizotëroi heshtja.

Të gjithë po më shihnin të habitur, kërkonin shpjegim. Pastaj nisa t’i tregoja mbi tragjedinë e 18 prillit të vitit 2015 në kanalin e Sicilisë, ku mbetet të vdekur më tepër se 1000 persona, pothuajse aq sa në tragjedinë e Titanikut. 
Varka e tyre, e cila mund të mbante maksimumi 200 veta, u përmbys. U tregova edhe rastin  e një djali të vogël, më të voglit në varkë, i cili u gjend gjithashtu i vdekur.

– “Sipas jush, pse një fëmijë duhet të hipë në një varkë të tillë?”, – i pyeta.
– “Për të treguar se ka studiuar”, – tha një nxënës.
– “Për të treguar se është i zgjuar në shkollë”, – tha një tjetër.

Më pas, një djalë maqedonas që gjendej pranë meje, me zë të ulët, tha: – “Ndoshta për t’i bërë të tjerët tëkuptojnë se nuk ishte i keq, ashtu siç mendojnë të gjithë për ata që vijnë në Itali”.

Ra zilja dhe të gjithë dolën nga klasa duke folur për orët e ardhshme dhe për ushqimin që do tëkonsumonin gjatë pushimit. Teksa po sistemoja gjërat, shoh që tri vajza ndenjën ende në klasë. Më kërkuan nëse mund të më ndihmonin me pastrimin e fletëve nga dyshemeja. Pranova, u përkulëm në dysheme dhe i mblodhëm gjithë fletët, një e nga një.

Ndërkohë unë i shihja dhe mendoja se, përderisa ekzistojnë tri vajza që vendosin të sakrifikojnë pushimin e tyre për të mbledhur letrat në dysheme, ka ende arsye për të besuar në një botë më të mirë”.

ObserverKult

lexo edhe:

15 THËNIE MOTIVUESE: FATI ANON NGA AI QË GUXON!

THËNIE MOTIVUESE NGA NAPOLEON HILL: UNË DO T’IA DAL, UNË MUNDEM…