Motra e Migjenit: Këto gjëra i pëlqenin tim vëllai

Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashi zmin që po kërcënonte Evropën.

Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Por çdo lexues i vargjeve apo i prozës së tij të shkurtër, do të donte të dinte diçka më tepër për njeriun brenda atyre vargjeve, i cili është aq modern edhe sot.

E motra, Olga Nikolla, është e vetmja që ka mundur të bëjë të plotë tipare të karakterit të tij, ndoshta dhe për faktin se ishte e vetmja që i qëndroi pranë në ditët e fundit. Ajo ishte studente në Fakultetin e Shkencave Ekzakte, dega Fizikë në Universitetin e Torinos.

Në pjesën që do ta botojmë më poshtë, përshkrimi që ajo i bën atij, të sjell ndërmend një djalosh të lidhur fort pas arteve dhe jetës së kohës. I pëlqente muzika, sportet, kinemaja dhe fitonte gjithnjë në shah.

SHIJET E TIM VËLLAI

Milloshit i pëlqente shumë të lexonte. Kohën e lirë e shkonte gjithnjë me libër në dorë.

Milloshit i pëlqente edhe sporti. Dinte të bën te not shumë mirë. Notin e kish mësuar në detin e Tivarit, ku kaloi dy vjet tek motra jonë më e madhe, ku ndjekte mësimet në gjimnaz.

Në Shkodër, kur vinte për pushimet e verës, shkonte herë-herë me shokë te Ura e Mesit e në Shirokë, të lahej. Disa pushime Milloshi i kaloi në Prespë, ku dërgoheshin internatistët e seminarit teologjik të Bitolit; atje vinte me andje se mund të bënte not, e pse atji i pëlqente mjaft natyra.

Një tjetër sport, me të cilin merrej Milloshi qe futbolli. Këtë lojë e kishte nisur në Bitol, dhe kur vinte në Shkodër shkonte me shokët të lozte te Zalli i Kirit.

Milloshi ka qenë gjithmonë delikat nga shëndeti: ne të motrat, nga frika se mos vritej në këto ndeshje, e qortonin sa herë që luante. Kur plagosej, një kushrirë e vogël, në shtëpinë e së cilës banonim i lidhte plagën. Kur kushërira dhe Milloshi qeshnin me zë të lartë, ne kuptonim që kishte ngjarë diçka dhe përsëri fillonin qortimet… Po ai qeshte lehtë dhe na përgjigjej… ani…. s’ka gja”.

Milloshit i pëlqente veçanërisht muzika. I binte mandolinës. Në shtëpi këndonte kurdoherë. Kan nga e preferuar e tij ka qenë,,Vjeçerni zvon”. Këtë e këndonte rusisht dhe kërkonte ta shoqëronim edhe ne të motrat.

Këndonte me andje edhe “Serenatën e Shubertit” Ndjente gëzim të madh kur dëgjonte këngë korale. Korin rus e admironte dhe shprehte mendimin për ndjenjat që i ngjallnin. Kishte vesh të mirë për muzikë dhe zë shumë të bukur… Ne shpesh kur ishim të mërzitura i luteshim të na këndonte.

Milloshi i ndiqte shumë kinematë, të vetmin institucion kultural në Shqipëri n’atë kohë. Filmin e komentonte shumë duke e skjaruar deri në fund. I njihte regjizorët dhe artistët dhe prej emra ve të tyre e gjykonte filmin që më përpara. Nga artistët donte shumë Çarli Çaplin.

Milloshi dinte të lozte mirë shah. Në lojë qëndronte gjithnjë i qetë me gaz në buzë dhe fishkë llonte ndonjë kangë. Nuk pinte alkool ose duhan. Kur ish i ri në shkollë qëndronte në krye të shoqatave që organizoheshin kundra pijes së duhanit.

Milloshin e donin dhe e çmonin shokët. Në çdo shoqëri kulturale në shkollë, ose gjatë pushimeve të verës në Shkodër shokët e zgjidhnin sekretar. Nga shokët e tij shqiptarë më të dashur qeně Jordan Misja dhe Peko Kadiqi, të cilët i ka në shumë fotografi.

Olga Nikolla – Luarasi

Kjo pjesë është shkëputur nga: Migjeni- “Vepra 2”, botuar nga “Rilindja” më 1980.

o millosh gjergj nikolla migjeni kangët e pakëndueme


Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare.

Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës.

Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.

Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës.

Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna.

Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten “Illyria”. Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

MIGJENI: NJË REFREN E QYTETIT TEM