Unë rrjedh nga një familje e varfër…

Poezi nga Muhamed Khaled, poet irakian

Unë rrjedh nga një familje e varfër
Më kujtohet, një herë, kur isha i ri,
ime më, e cila na gatoi një drekë të rëndë
Ajo vuri një copë të vogël mishi qengji
në vorbën ku ujdisej grosha
vorba duhej të kundermonte aromë mishi.
Pasi mbaroi gatimin
nëna fshiu pikëllimin e saj
u ul në sofër
dhe mbi tepsinë me pilaf, vuri copën e mishit
Im atë u shtir sikur nuk ndihej mirë
prandaj, mishin ia hodhi vëllait
Im vëlla, nga ana e tij, e vuri para meje, duke më thënë:
Më dhemb dhëmballa
Haje ti se nuk e përtyp dot!
Justifikimi im ishte se nuk e pëlqeja mishin
Ndërkohë, copa e mishit ishte aty
e pa prekur
Ime më, të cilës i kishin rënë të gjithë dhëmbët
pa e ditur shijen e mishit
e ndiqte të gjithë skenën, me lot në sy…

Perktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


grua ankthi

Lexo edhe:

QANTE ÇDO DITË… MË PRISTE MUA QË TASHMË NUK JETOJA…

Ajo vajti dhe u ul krejt e vetme në tavolinë, në pritje të mikut të saj, mbase dhe të dashurit, nuk e di.
Unë qëndroja ulur në tavolinën më të afërt. Ajo që më bëri përshtypje tek ajo ishte fakti që herë pas here, shihte orën. Mbase ai po vonohej shumë.

Ndërkohë, ajo porositi një filxhan çaji për veten.
Më tërhoqi vëmendjen shkëlqimi që iu shfaq në sy, mbase ishin lotë, nuk e di.
Edhe unë isha ulur në pritje të dikujt, por ai u vonua, madje as që erdhi ndonjëherë. Kishte kohë që kishte ikur përgjithmonë.

Që atëherë, e kam bërë zakon të vij këtu e të sjell ndërmend kujtimet.

Vajza qante me dhimbje. Kamarieri iu afrua dhe i vuri mbi tavolinë disa facoleta letre, pa i folur as dhe një fjalë të vetme. Mua më hodhi një vështrim si për të më thënë se ishte mësuar me këtë skenë.
U ngrita dhe vajta tek kamarieri, i cili më tha:”Mos do t’i flasësh?”
Iu përgjigja:”Po”

Ai shtoi: ”I ka vdekur i dashuri. Që atëherë vjen çdo ditë këtu dhe qan largimin e tij nga kjo jetë.”
Ktheva kokën nga vajza, por nuk e pashë më. U ktheva nga kamarieri, por nuk e gjeta aty. 

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult