Arti Lushi: E pashë shpirtin binjak

Arti Lushi

E pashë shpirtin binjak për pak sekonda,
Pastaj lëvizi autobusi i linjës.
Dikë tjetër e varrosën me gjithë verore në dorë-
Urojmë ta ketë parë në ahiret një dallëndyshe.
Për një marksist, gjërat janë të thjeshta:
Fajin e ka ose parajsa, ose mbivlera.
Një ftohje muskulare më bën të shkruaj nga pak.
Epo njeriu duhet të qëndrojë në lartësinë
E delirit.

Mbrëmë iu riktheva një forografie të Althusser-it
Me të shoqen, që e mbyti me duart e tij.
Nuk mund të fajësojmë për çdo gjë Mërkurin në retrogradë.
Sotdita as Karonti nuk korruptohet më bitcoin
A gjithfarë kriptovalutash.

Po vallahi, Zoti ekziston.
Ne, akoma.

ObserverKult