Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit spanjoll, Miguel de Cervantes:

Predikon mirë ai që jeton mirë.

Ku rron smira nuk mund të ketë virtyt.

Mund të ketë dashuri pa xhelozi, por jo dashuri pa frikë.

Nuk ka dashuri të çuar dëm.

Nëse nuk e shijon fatin kur e ke, mos u anko kur të mos e kesh.

Një fjalë në çastin e duhur vlen më shumë se njëqind fjalë në çastin e gabuar.

Fatkeqësitë e gjejnë fatkeqin edhe po të fshihet në skajin më të largët të tokës.
 
Gënjeshtarit s’i zihet besë as kur thotë vërtetën.
 
Mos dëshiro tepër e do të jesh njeriu më i pasur në botë.

Kush tërhiqet, nuk arratiset.

ObserverKult

——————————————–

Miguel de Servantes

Lexo edhe:

MË I PËRKTHYERI: GABIEL GARCIA MARQUEZ “E MPOSHT” MIGUEL DE CERVANTESIN…

Shkrimtari më i përkthyer, nga gjuha spanjolle, në këtë shekull është Gabriel Garcia Marquez, i cili zëvendësoi Miguel de Cervantes, sipas të dhënave të fundit nga instituti Cervantes.

Rezulton se autori i “Njëqind vjet vetmi” është përkthyer në 10 gjuhë në dy dekadat e fundit, raporton Guardian.

Instituti doli në këtë konkluzion përmes bazës së të dhënave WorldCat, e cila përmban 554,858,648 regjistrime bibliografike në 483 gjuhë, dhe pa se cilët shkrimtarë janë përkthyer më shumë në arabisht, kinezçe, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, portugalisht, rusisht dhe suedisht.

Duke përdorur këto të dhëna, instituti Cervantes përpiloi një hartë të kërkueshme të veprave të përkthyera nga spanjishtja nga viti 1950 e deri më sot.

Raquel Calleja, kreu i kulturës në këtë institut, tha se harta do të zgjerohet në të ardhmen për të arritur sa më shumë gjuhë të jetë e mundur.

Nga viti 2000 deri në vitin 2021, autorët më të përkthyer spanjisht-folës…

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU