De Niro: Punoni shumë… do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni…

ObserverKult ua sjell disa thënie të aktorit, Robert de Niro:

Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

Njëherë dikush më tha: Mos e lë veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

Sot unë qesh më shpesh sesa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit.

Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty, ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

ObserverKult


Lexo edhe:

ROBERT DE NIRO FLET PAS AKSIDENTIT NË SHESHXHIRIM