Mund të kishte qenë çasti ynë i fundit,
Hera e fundit, dita e fundit, fryma
E fundit që i dhuronim ëmbël njëri- tjetrit.
Fjala jote e mbramë ishte ende mes nesh
Si një flutur në ajrin e trembur.
Nuk t’i shihja sytë. As duart. Të mendoja
Ndërsa bota dridhej gati per t’u shembur:
A mjafton dashuria për të mbetur gjallë?
A mjafton malli për ty për të mos vdekur?
Pastaj bota u ndal, drita mori ngjyrë dhe heshtja,
Më tregoi se jeta ndrin dhe mbi rrënoja,
Që nuk erdhën sot sepse unë të dua,
Ashtu si fatin e shkruan mirënjohja.
Mund të kishte qenë çasti ynë i fundit,
Dhe çasti ynë i parë i një bote…
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
Orhan Pamuk: Çasti më i lumtur i jetës sime…
Paskësh qenë çasti më i lumtur i jetës sime dhe unë nuk e kuptova. A thua gjërat do të merrnin tjetër rrjedhë nëse do ta pikasja dhe do ta mbroja këtë lumturi?
Patjetër, nëse do ta kuptoja se ky ishte pikërisht çasti më i lumtur i jetës sime, nuk do të lejoja të më shkiste kurrsesi nga duart.
Ndoshta ky çast i artë dhe i mrekullueshëm, që ma kishte mbështjellë çdo pjesë të trupit me paqëti të thellë, zgjati vetëm disa sekonda, por lumturia që përjetova m’u duk sikur u shtri në orë e vite të tëra.
Ditën e hënë, me 26 maj të vitit 1975, aty rreth orës tre pa një çerek, për një çast m’u duk sikur bota u çlirua e gjitha nga ligjet e kohës dhe të rendesës, njëlloj siç ndodh njeriut kur çlirohet nga ndienja e mëkatit, krimit, dënimit dhe pendëses.
I dhurova një të puthur mbi supin e ngrohtë dhe ende të djersirë nga akti dashuror, e mbështolla nga pas me ngadalë, penetrova brenda saj dhe kafshova lehtazi në veshin e majtë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU