Mund të kishte qenë çasti ynë i fundit,
Hera e fundit, dita e fundit, fryma
E fundit që i dhuronim ëmbël njëri- tjetrit.
Fjala jote e mbramë ishte ende mes nesh
Si një flutur në ajrin e trembur.
Nuk t’i shihja sytë. As duart. Të mendoja
Ndërsa bota dridhej gati për t’u shembur:
A mjafton dashuria për të mbetur gjallë?
A mjafton malli për ty për të mos vdekur?
Pastaj bota u ndal, drita mori ngjyrë dhe heshtja,
Më tregoi se jeta ndrin dhe mbi rrënoja,
Që nuk erdhën sot sepse unë të dua,
Ashtu si fatin e shkruan mirënjohja.
Mund të kishte qenë çasti ynë i fundit,
Dhe çasti ynë i parë i një bote…
ObserverKult
Lexo edhe:
“NËSE NJË DITË DO TË KESH DËSHIRË TË QASH…”, ENGJËLLUSHE ALLA LEXON VARGJET E GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ