Mund t’ju duket “e pabesueshme”/ Grupi legjendar “The Beatles” nominohet për Grammy

The Beatles fituan nominime për Grammy për herë të parë që nga viti 1997.

Grupi legjendar fitoi dy nominime, për këngën e tyre të fundit “Now and Then” në kategorinë Record of the Year dhe në kategorinë Performanca më e Mirë Rock.

Nominimet e këtij viti për “Now and Then” janë të parat për Beatles që nga fundi i viteve ’90, kur ata fituan tre Grammy në 1997.

E përshkruar nga ish-anëtari i grupit Paul McCartney si “e fundit e Beatles”, kënga u shkrua nga i ndjeri John Lennon, i cili vdiq në vitin 1980 dhe përmban vokale origjinale të regjistruara nga Lennon në 1970 dhe të përfunduara duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

‘Now and Then’ përmban tingujt e instrumenteve të reja nga Paul McCartney dhe Ringo Starr, dy Beatles të vetëm që janë gjallë, si dhe regjistrime në kitarë nga vitet ’90 nga i ndjeri George Harrison, i cili vdiq në 2001.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën:

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE U NDA GRUPI I FAMSHËM “BEATLES”, MISTERI QË PO VAZHDON…