Mungoi në inaugurim, Inva Mula rikthehet në TKOBAP si regjisore

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula rikthehet në Teatrin Shqiptar të Operës dhe Baletit.

Është shfaqja “Karnavalet e Korçës” një operetë që mban autorësinë e të atit, artistit të ndjerë Avni Mula ajo që kthen soprano në skenën në të cilën hodhi hapat e parë.

Ky rikthim i sopranos vjen pas një kohe mungesë në aktivitetin e TKOBAP.

Ajo nuk ishte e pranishme as në mbrëmjen gala që u mbajt në kuadër të rikonstruksionit të ndërtesës dhe 65-vjetorit të krijimit të saj.

Asokohe mbeti e paqartë arsyeja se pse sopranoja me një karrierë ndërkombëtare nuk ishte e pranishme.

Ndonëse ish- drejtoresha Zana Çela bëri me dije se sopranos i ishin dërguar ftesat, në një intervistë kjo e fundit u shpreh se mospjesëmarrjen e saj si artiste në skenë e falte, por nuk mund të falte mospërmendjen e prindërve të saj Nina dhe Avni Mula.

E megjithatë muaji shkurt do të jetë ai që do të na sjellë në skenën e TKOBAP “Karnavalet e Korçës” operetën e Avni Mulës nën regjinë e të bijës./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

INVA MULA REVOLTOHET: NUK MUND TË JEM SPEKTATORE

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila nuk ishte e pranishme në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Baletit ka shfaqur indirekt marrëdhëniet e ftohta që ka me drejtuesen e këtij institucioni Zana Çelën.

Në një intervistë për Mira Kazhanin sopranoja tha se TKOB-ja duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

lexo edhe:

BESIM ZYMBERI: Ç’IKU, S’KTHEHET MË PËRSËRI

S’them dot se kam ndryshuar
Ndonjë rrudhë aty-këtu
Ca thinja-si dëborê e vonuar
S’jan’ që t’më thoni:-Ç’u bëre kështu…

Apo ju ndryshe mendoni
Sa pëshpërisni:-Jo, s’është ky ai
S’u hidhërohem dhe po t’ma thoni
Se ç’iku s’kthehet më përsëri

S’ka gjë, jeta të zbret në hullitë
Nëpër lëkurë thërrime-thërrime
Por, kur e thon’ vetë perënditë
Ç’të bësh pos të zbresësh në kujtime

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult