Muralet në zemër të kryeqytetit, artistët ndërkombëtarë ‘shndërrojnë’ pallatet e Tiranës në vepra arti (Foto)

Në një shëtitje në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë, në rrugët kryesore e dytësore të tij, transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës nga Bashkia i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës.

Kështu shprehet Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale, ku edhe ndau pamje nga muralet në pallatet e kryeqytetit.

“Ndërtesat e vjetëruara të periudhës së realizmit socialist janë tashmë si piktura të gjalla duke zbukuruar dhe sjellë një dimension të ri në jetën e banorëve të kryeqytetit po edhe turistëve që vizitojnë Tiranën, e cila zhvillohet dita-ditës.”, tha AKT.

Falë festivalit të përvitshëm “Mural Fest Tirana2023” i kthyer tashmë në një traditë nga Agjencia e Dekorit pranë bashkisë së Tiranës, ideuar nga Henril Çule dhe kuruar nga Helidon Haliti, artistë të njohur ndërkombëtarisht si Marcus Gomad Debie, Zabou, Isakov, Maximiliano Bagnasko, Andreas Welin, Ives Covert, Tellas dhe shumë të tjerë i kanë dhënë jetë të re arkitekturës së pallateve të Tiranës, duke i kthyer ato në vepra arti.

Përveç vlerës artistike, muralet janë kthyer edhe si pikë takimi dhe një sfond i shkëlqyeshëm për selfie-t e qytetarëve dhe turistëve të Tiranës./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

DY NGA MURALET E TIRANËS RENDITEN NË 100 MË TË MIRAT E BOTËS PËR 2021

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës dhe ai i një vajze në momente meditimi pranë një pallati te NSHRAK-u, janë kualifikuar në 100 finalistët për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për vitin 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të “Mural Fest 2021” që u organizua në Tiranë dhe ajo Wild Drawing ia kanë dalë që të renditen tek veprat më të mira në botë. Kjo për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

Për 12 muajt e fundit, Street Art Cities zgjodhën disa nga muralet më të mira në të gjithë globin dhe i shpërndanë ato në sondazhet e tyre të njohura të Instagram Story. Duke lënë kështu audiencën të vendosë. Kjo rezultoi në një listë me 100 veprat më të njohura të artit të vitit 2021, mes tyre dhe dy nga Tirana.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult