Në qytetin e Prishtinës është inauguruar “Muri i Nderit” një monument i ngritur për nder të shqiptarëve të Kosovës, të cilët ndihmuan në shpëtimin e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Muri i Nderit” mbi të cilin janë shkruar emrat e 23 personave, u inaugurua nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me rastin e vizitës së ish-kongresmenit amerikan, Joseph DioGuardi dhe bashkëshortes Shirley, përfaqësues të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
“Në zemër të Prishtinës, zbuluam ‘Murin e Nderit’, një dëshmi e guximit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj njerëzimit, vlera që formësojnë historinë tonë të përbashkët.
Le të mbetet ky ‘Mur i Nderit’ një urë miqësie për popullin hebre, si në Izrael ashtu edhe në mbarë botën dhe le të qëndrojë si një simbol i përjetshëm i dashurisë sonë për njerëzimin”, u shpreh kryetari Rama.
Si homazh për aktivitetin e tyre për çështjen kosovare, Rama iu dha “çelësin e qytetit” ish=kongresmenit me origjinë shqiptare dhe bashkëshortes së tij./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
“TË LËMË POPULIZMIN”/ ERION VELIAJ NDEROHET ME ‘ÇELËSIN E PRISHTINËS’
Në vizitën e tij dje pasdite në Kosovë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Kryetarët e dy bashkive diskutuan edhe për projektet e përbashkëta dhe mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme kulturore, që i afrojnë edhe më shumë Tiranën dhe Prishtinën.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama theksoi se Tirana është model i transformimit në një qytet bashkëkohor.
“Tirana është transformuar në një qytet për qytetarët përmes vizionit që ka Erioni si kryebashkiak bashkëkohor. Ai ka prurë një frymë të re me transformimin e sheshit “Skënderbej”, i cili më pëlqen pa masë, dhe ka fituar çmimin Europian për hapësirat publike.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult