Muzeu Arkeologjik në Prizren mund të eksplorohet në mënyrë virtuale

Thesari i Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit tash e tutje, mund të eksplorohet nga vizitorët edhe në mënyrë virtuale 3D.

Krejt kjo është realizuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me profesionistët e fushës, mbështetur nga Ministria e Kulturës të cilët kanë jetësuar konceptin e muzeut virtual për këtë aset të trashëgimisë kulturore.

Në këtë muze janë të ekspozuara artefaktet, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane.

Përndryshe edhe vet monumenti paraqet një kompozicion të veçantë arkitektonik përkatësisht gërshetimin e Hamamit të Shemsedin Ahmet Beut me Sahat Kullën.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


jusuf gërvalla

Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI TË JUSUF GËRVALLËS: KANGA QË DO T’I KËNDOJ ASAJ…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare, dekoruar edhe me Urdhrin Hero i Kosovës, poetit, Jusuf Gërvalla:

U MËSOVA TË DUA

Në duart e mia të ftohta me duart e mia
Trupin tënd e preka të ftohtë në argjilë
Largimin tënd akull dhe gazi m’u bë helm
Dimrin tonë të ftohtë e ngurosa në qepallë
E mapësuar dora ime e hapi kuvelinë
E dimrit
Dhe erdhi pranvera e dashurisë ndaj njeriut.
Gazi i tij pa kripë kripa e tij pa det e argjilë
Portofoli imë rëre gërshetat e tij kallam
Duart e mia të ftohta
Trupi i tij ujë
Dhe letër e verdhë.

Recitonte në sallën e madhe të zbrazët të ftohtë
Rendi i katërt ishte plot
Dyshemeja me lëvore gështenjash
Këndet e larta rrjetë merimangash
E dikush tha. Po çirresh kot!
Duart e tij të ftohta e sytë e tij të ngrohtë!

Pikëllimi s’ia kishte frikën 
Ai dukej si kuvertë anijeve në detin Marmara
(nuk e di nga m’erdhi ky përfytyrim)
Ashtu dukej. Si kanjushë.
I verdhë. I ftohtë e i dashur
Mbi të gjithë që dashurojnë.

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult