Muzeu më i ri në Gjirokastër, për Polifoninë

Gjirokastër - Shtëpia e Polifonisë

Në një nga lokalet karakteristike të qytetit të Gjirokastrës, është krijuar një muze dedikuar Polifonisë.

Muzeu “Shtëpia e Polifonisë”, është ngritur në ambientet e “Te Kube” dhe është ideuar nga artistja Edit Pula. Kjo nismë ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, nëpërmjet një granti nga Instituti për Kontratën Shoqërore.

“Shtëpia e Polifonisë”

Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e këtij muzeu të ri, organizatorët kanë ftuar ta vizitojë cilido që shkon në Gjirokastër.

“Shtëpia e Polifonisë”

Këtë sezon Gjirokastra ka pasur çfarë t’u ofrojë banorëve dhe turistëve.

“Shtëpia e Polifonisë”

Një sërë aktivitetesh janë organizuar me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër si edhe të Ministrisë së Kulturës.

Një tjetër event që ka lidhje me polifoninë, është edhe “Iso mbi Kalldrëm” që zhvillohet çdo fundjavë, me qëllim promovimin e vlerave të këngës polifonike, trashëgimi e UNESCO-s, por edhe tërheqjen e turistëve, në këtë qytet./ATSH

“Shtëpia e Polifonisë”

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

GJIROKASTRA, QYTETI I OSHAFIT DHE QIFQIVE (VIDEO)

Pas realizimit të emisionit Rudina Xhunga tha se këtë kushtoi gjyshërve gjirokastritë.

Atyre që gatuan dhe e trashëguan traditën te mbesat, derisa tradita u kthye në markë. Tani këto ushqime unike gjirokastrite sjellin turistë në Gjirokastër.

Qifqitë janë qofte tipike nga Gjirokastra. Bëhen në tiganë enkas për to. Vetë tiganët e qifqive janë objekte të trashëgimisë kulturore.

Ato trashëgohen nga gjyshja te nëna e te mbesa. Ato pajë pas paje gatuajnë qoftet unike të orizit, që i ka vetëm Gjirokastra. Turistët i kanë një prej atraksioneve gastronomike dhe i gjen tanimë në çdo menu restoranti të qytetit plot turistë.

Oshafi është ëmbëlsire gjyshesh gjirokastre. Ato e gatuanin në shtëpi dhe ia treguan sekretin vajzave, derisa nga ëmbëlsire për miqtë në shtëpi, u shndërrua në ëmbëlsirë për miqtë në restorante.

Tani nuk ka turist, mik e të ardhur që nuk njeh oshafin, të cilin po e hëngre njëherë e kërkon ngaherë, vetëm se pasi ta bësh do marrësh çatitë me vrap qe ta tresësh.

Se tradita që kthehet në markë, ka sheqer, por ka dhe kujtime, dashuri fëmijërie, ka emra gjyshesh, ka mall dhe trashëgimi që të bën nostalgjik, por të bën edhe të pasur, nëse e kthen ne biznes.