Muzeu nxjerr në shesh thesaret e fshehura

Muzeu Historik Kombëtar dhe ministria e Kulturës, këtë fillim kanë zgjedhur të sjellin në vëmendje objekte të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore. Kjo, veç të tjerash, parë edhe si mënyrë për nxitjen e interesit të vizitorëve, por edhe si orientim drejt njohjes së thesareve me vlera historike.

Ministrja Margariti solli në vëmendje një “copëz antikiteti”, siç e cilësoi ajo Kokën e Artemidës, gjetur në Apoloni dhe që ndodhet e ekspozuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

Fillimet e artit në Dyrrah dhe në Apoloni, shkojnë që në shek. VII-VI para Krishtit, krahas themelimit dhe forcimit të qyteteve. Në Apoloni, arti i shek. IV-III para Krishtit përfaqësohet me disa vepra origjinale, nga skulptura e rrumbullaktë dhe nga relievi. Një vepër me cilësi të lartë artistike e gjysmës së dytë të shek. IV para Krishtit, ishte koka e Artemisit, paraqitur me një kthim të qafës, sipas modeleve të Leoharit./konica.al