“My name is Pauli Murray”, dokumentari dedikuar aktivistes së njohur

“My name is Pauli Murray” është dokumentari më i ri i fokusuar mbi jetën e aktivistit të dashur dhe regjisorja Betsi Uest shpreson që filmi të tërheqë audiencën dhe vëmendjen drejt trashëgimisë së figurës historike.

“Pauli ka mbetur gjatë, jashtë historisë. Nuk është faji ynë që njerzit nuk dinë asgjë për Pauli Murray dhe kjo është njëmundësi e artë për të mësuar atë mbi të cilën ne ndërtuam filmin”, u shpreh Betsi, regjisorja e dokumentarit “My name is Pauli Murray”.

Pauli Murray ishte një aktiviste amerikane për të drejtat civile e cila u bë një nga aktivistet më të njohura të drejtave të grave.

LEXO EDHE: “Pesha e baltës”, dokumentari për të zhdukurit në diktaturë

“Pesha e baltës” është një dokumentar i cili i kushtohet të zhdukurve gjatë diktaturës. Janë 6 mijë të pushkatuar, të vdekur nëpër burgje e kampe internimi. Eshtrat e të cilëve nuk dihet ku janë.

Gazetarja Luljeta Progni tregon detaje rreth dokumentarit i cili vjen si bashkëpunim me ISP.

Dokumentar që i kushtohet të zhdukurve…

“Është një dokumentar që i kushtohet të zhdukurve me forcë gjatë diktaturës komuniste dhe dhimbjes së familjarëve të tyre. Janë 6 mijë të pushkatuar, të vdekur nëpër burgje e kampe internimi, eshtrat e të cilëve nuk dihet ku janë.

Në bashkëpunim me ISP, studiuesin Afrim Krasniqi dhe me mbështetjen e ICMP, punuam prej disa muajsh për realizimin e këtij dokumentari. Që synon të risjellë në vëmendje historinë tragjike të të zhdukurve me forcë në Shqipëri. Vuajtjen shpirtërore, ku përkundet tragjizmi i historive si ajo e familjes Kadeli.

Në kampin e Tepelenës, ende pa belbëzuar fjalën e parë, u shua Pashka Kadeli 2-vjeçe dhe Marta. Kushërira e saj që 2 javët e vetme në këtë botë i jetoi brenda rrethimit ku sundonte urrejtja, uria dhe sëmundjet. U shuan 600 të internuar të tjerë gjatë 4 viteve në kampin famëkeq të Tepelenës. Ku u ngujuan në kushte ç’njerëzore gra, fëmijë e të moshuar…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU