Myfarete Laze: Të madhen dashuri ja falim Shqipërisë… (teksti dhe kënga)

Të madhen dashuri ja falim Shqipërisë… (teksti dhe kënga)

Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall më pret dhe më përcjell

Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhe
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhe

Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ndaj zemër e saj gufon
Se qumështi që pikoi e u bë dritë
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë.

ObserverKult

———————————————-

Lexo edhe:

MYFARETE LAZE MES LOTËSH: NUK E IMAGJINOJ DOT, MË DHEMB SHUMË IKJA E TIJ…

Mes lotësh në një komunikim me News24, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot humbjen e kantautorit të njohur, Kujtim Prodanit, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.

Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohur që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën.

Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”,- thotë ajo mes lotësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult