Myfarete Laze & Gjok Vata: Lule të bukura sjell pranvera (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Lule të bukura sjell pranvera”, e kënduar nga Myfarete Laze dhe Gjok Vata

Nur dashniet je o vashë për mu
je burim i lumtunisë
orët ma t’bukra me ty i kam kalu
n’krahët e tu tuj u molisë

O sa andrra sa kujtime
ka prej teje zemra ime
që na lidhin mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa

Lule t’bukra sjellë pranvera bashkë me ty dhe g’zime tjera
dalin fushash me i shiju
unë me ty e ti me mu

Sonte hana djal asht tuj m’diftu
për shumë t’ri si unë e ty
ndoshta me zili asht tuj t’shikju
se sa shof dashninë me shfry

O sa andrra sa kujtime
ka prej teje zemra ime
që na lidhin mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa

Lule t’bukra sjell pranvera bashkë me ty dhe g’zime tjera
dalin fushash me i shiju
unë me ty e ti me mu

Çifte t’bukra sonte paskan dalë
me zili rrin tuj shikju
bashkë sho-shoit
i flasin t’amlat fjalë
lum si sot gjithmonë me shku

O sa andrra sa kujtime
ka prej teje zemra ime
që na lidhin mos me u nda
syni i han’s veç i ka pa

Lule t’bukra sjell pranvera bashkë me ty dhe g’zime tjera
dalin fushash me i shiju
unë me ty e ti me mu

ObserverKult

Lexo edhe:

MYFARETE LAZE: MOS U TRISHTO… SHPRESO (TEKSTI DHE KËNGA)