Dëgjohet ende me ëndje kjo këngë e kënduar nga Myfarete Laze që në esencë ka përkuar me të gjitha kriteret e artit zyrtar të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Por, a ndalet dikush te teksti? Apo çka përfaqëson në total si krijim artistik?
Po e sjellim në vëmendje së bashku me videon edhe tekstin e këngës “Pragu i vegjëlisë” , shkruar nga Zhuliana Jorganxhi dhe me muzikë të Flamur Shehut.
Me këtë këngë Myfarete Laze mori pjesë në edicionin e 22-të të Festivlit të RTSH-ës në vitin 1983, ku edhe u shpërblye me vendin e tretë.
Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithcka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall me pret dhe më përcjell
Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhe
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhe
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim Shqipërisë
Ndaj zemër e saj gufon
E qumështi që pikoi e u bë dritë
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim ne partisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë.
Erdha prapë te ky prag i dashur
Ku gjithcka me zë të ngrohtë më thotë
Mirësevjen
Dhe çdo zemër portat m’i mban hapur
Vendlindje që në krahë më ke mbajtur
Mua birin tënd me mall më pret dhe më përcjell
Tek ty njoha unë nënë e babë
Ma dëgjove ti të parën fjalë
Dhe hapin që hedh, kudo në atdhé
Ti e ndoqe veç me sytë e nënës
Lule bëje biro këtë dhé
Të madhen dashuri që nënat na mëkojnë
Ja falim ne Shqipërisë
Ndaj zemër e saj gufon
Se qumështi që pikoi e u bë dritë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë
Ne bijtë e saj jo kurrë s’e harrojmë
Atë prag të parë, pragun e vegjëlisë
E lindur në Shkodër, Myfarete Laze kishte filluar qysh e herët të merrej me muzikë.
Tashmë e njohur në zhanrin e muzikës së lehtë, skenës së madhe të festivalit, për herë të parë iu ngjit në moshën 18 vjeçare.
Ndonëse në të shumtën e rasteve u shpërblye me çmimet e vendit të tretë, suksesi i saj në skenën muzikore shqiptare është i pakontestueshëm.
Përgatiti: U.V/ ObserverKult
Lexo edhe: