
Dimën pa borë, veç shi që s’ndalet,
rrugët lahen, po zemra jo.
Ora 3:55, nata rri zgjuet,
edhe mendimet s’dinë me flejtë, jo.
Shiu bjen si pyetje pa përgjigje,
n’xham, n’asfalt e n’shpirt.
Kjo natë s’ka bardhësi,
veç hijet që zgjaten ma shumë se dita që ndjellë zi.
Ajri asht i randë,
si fjalë që s’u tha kurrë.
Dimni erdh pa festë,
pa zhurmë, pa borë
si shkaba e thyer n’flamur.
Në këtë orë gjithçka duket ma e vërtetë:
vetmia, mungesa, pritja.
Edhe shiu s’premton asgja,
veç se nesër
prap’ ka me ra.
ObserverKult
Lexo edhe:






